Njëzet nga klubet më të mëdha të futbollit në Evropë kanë humbur më shumë se 1 miliardë euro gjatë vitit të kaluar për shkak të ndikimit që pandemia e Covid-19 ka patur në ekonomi.
Sipas studimit, futbollistët kanë pasur rreth 10% humbje të të ardhurave mesatare, shkruan TheGuardian.
Raporti i Kampionëve të Evropës zbuloi se Juventusi, Paris Saint-Germain dhe Porto kanë patur rënie të të ardhurave prej 2%, ndërsa humbjet e Bayern Munchen, Liverpool dhe Real Madrid ishin më modeste.
Real Madridi është klubi me të ardhurat më të larta në Evropë prej 681.2 milionë eurosh, i ndjekur nga Bayern me 607.2 milionë euro dhe Liverpool me 557 milionë euro.
/Descript.al/