Greqia ka kujtuar 1-vjetorin e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në vend.
Në ditën kur u regjistrua i infektuari i parë, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, është shprehur se lufta kundër koronavirusit vazhdon, por fitorja është në horizont.
Në një artikull të së përditshmes greke “Ta Nea”, Mitsotakis ka shkruar se Covid-19 do të mposhtet shumë shpejt nëse njerëzit respektojnë masat e vendosura nga qeveria, shkruan Ekathimerini.
“Nëse marrim forcë nga shumë vështirësi që qëndrojnë pas nesh dhe nëse ecim në këto hapa, që nga ndajnë nga pranvera e lirisë, fundi i pandemisë do të vijë më shpejt”, shkroi kryeministri.
Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.