10 ditë para zgjedhjeve, qeveria hap “thesin” për stadiumin e Kukësit

94

Qeveria ka miratuar fondin për financimin e stadiumit të Kukësit “Zeqir Ymeri”.

Përmes vendimit të Këshillit të Ministrave, është vendosur që të jept 293 milionë lekë për ndërtimin e stadiumit në verilindje të vendit. Stadiumi po ndërtohet në bashkëpunimin me FSHF-në.

VENDIMI I PLOTE

Financimin e projektit “rikonstruksioni i stadiumit të futbollit “Zeqir Ymeri”, Kukës”

V E N D O S I:

  1. Financimin, në masën 293 000 000 (dyqind e nëntëdhjetë e tre milionë) lekë, nga fondet e buxhetit të shtetit, për përfundimin e projektit “Rikonstruksioni i stadiumit të futbollit “Zeqir Ymeri”, Kukës”.
  2. Fondi i miratuar, në masën 293 000 000 (dyqind e nëntëdhjetë e tre milionë) lekë nga fondet e buxhetit të shtetit transferohet nga llogaria ekonomike 231, programi buxhetor 08140 “Sporti dhe rinia”.
  3. Fondi transferohet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë te bashkëfinancuesi i projektit, Federata Shqiptare e Futbollit, në llogari të saj, në një bankë të nivelit të dytë.
  4. Fondi prej 293 000 000 (dyqind e nëntëdhjetë e tre milionë) lekësh, për financimin e përfundimit të projektit “Rikonstruksioni i stadiumit të futbollit “Zeqir Ymeri”, Kukës”, përballohet nga fondet e miratuara me ligjin nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
  5. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë monitoron mbarëvajtjen e punimeve në këtë objekt, nëpërmjet një grupi pune me ekspertë, përfaqësues nga Bashkia Kukës, Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania projektuese.
  6. Përbërja dhe detyrat e grupit të punës, si dhe procedura për transferimin kapital të objektit nga Federata Shqiptare e Futbollit te pronari i objektit, Bashkia Kukës, pas përfundimit të investimit, përcaktohen me urdhër të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
  7. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Kukës dhe Federata Shqiptare e Futbollit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”