23-vjeçarja rrënqeth me historinë e saj/ U përdhunua nga i vëllai për një dekadë rresht

483

Një abuzim i rëndë ka tronditur opinionin publik.

Një vajzë 23-vjeçare, Sofia, ka treguar se si vëllai i saj, 6 vite më i madh, ka abuzuar me të prej 10 vitesh.

Alexandër Carr i thoshte motrës se nëse nuk kryente marrëdhënie me të, ai do të sëmurej me kancer.

Vajza tregoi se abuzimi kishte nisur që 6 vjeç dhe rrënqethi me rrëfimin:

“Një pasdite ne po luanim në një nga dhomat e gjumit në shtëpinë e gjyshërve të mi kur ai u vendos sipër meje. Ai filloi të lëvizte ndërkohë unë përpiqesha të lirohesha prej tij. Ai do të lutej të luante një lojë puthjeje dhe të më guduliste derisa të relaksohesha. Ai do të më godiste në duar dhe këmbë nëse do të përpiqesha ta largoja”.

Më pas ajo shtoi:

“Gjashtë muaj më vonë, Carr u fut në dhomën e gjumit ndërsa prindërit po flinin. Ai më puthi në buzë, pastaj filloi të më ledhatonte këmbët dhe fundin. Disa minuta më vonë, ai hoqi pantallonat e tij dhe filloi të fërkonte pjesët e tij mbi mua. Isha e ngrirë nga tronditja. Pasi mbaroi, ai më veshi sërish rrobat.”

Sofia tregoi se nuk mundi të tregonte pasi nëna e saj u sëmur rëndë me Huntington, një sëmundje që dëmton rëndë qelizat e trurit, duke e lënë atë të paralizuar për shumë vite.

Vajza rrëfeu gjithashtu se i tregoi babait të saj në moshën 20-vjeçare për abuzimet, por ai jo vetëm që nuk e besoi, madje e përzuri nga shtëpia.

Kur ishte 21 vjeç, ajo denoncoi të vëllanë në polici. Ai u arrestua dhe doli para trupës gjykuese në mars të vitit 2020.

/descript.al/