25 prilli/Agron Duka: Kodi Zgjedhor dënon partitë e vogla. Shqipëria, vend anormal

43

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, thekson se Kodi Zgjedhor dënon partitë e vogla në zgjedhje.

Sipas tij, për fat të keq, Shqipëria, vazhdon të lëngojë politikisht, pasi nuk ka as parlament dhe as pushtet vendor normal.

Kemi diskutuar në parti nëse duhet të kemi vetëm një vend në parti. Nëse dal vetë si kandidat i Partisë Agrare edhe mund të dal deputet. Kodi Zgjedhor dënon partitë e vogla. Ne do donim të garojmë veçmas, por nuk janë kushtet në vend. Ne duam zgjedhje normale dhe të kemi parlament normal. Nuk kemi parlament dhe pushtet vendor normal. Vota është ndjenjë dhe jo shah”, tha Duka për News 24.