25 prilli/PD pritet të firmosë me aleatët, Dashamir Shehi zbulon detajet: Më e rëndësishme se listat është…

89

Partia Demokratike pritet të firmosë brenda pak ditësh zyrtarisht marrëveshjet me aleatët e saj opozitarë.

Selia blu ka mbyllur me disa aleatë marrëveshjen për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa diskutimi më i rëndësishëm mbetet ai me LSI-në.

Me aleatët është negociuar individualisht, ndërsa kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se më e rëndësishme se ky proces, është alternativa që do ti ofrohet qytetarëve.

Më të rëndësishme nga të gjitha quaj tezat politike të cilat do t’u ofrojmë qytetarëve. Kjo punë e deputetëve, sa janë, si do të jenë, unë them që i ka ardhur fundi. Në proces diskutimi, Partia Demokratike është me republikanët, Partinë Agrare Ambientaliste dhe ndërsa diskutimin më të gjerë e ka me Lëvizjen Socialiste për Integrim, me të cilët do të duhet të vendosë edhe për taktikat elektorale”, ka theksuar Shehu për Ora Neës.

Sa i përket raportit PD-LSI, Shehu thekson se ky është një raport që nuk prek partitë  e tjera opozitare.

“Sigurisht që ka një tezë do të hyhet me një listë apo me dy lista. Por kjo është përtej meje, është një marrëdhënie dhe një marrëveshje mes PD dhe LSI. Nuk na afekton ne të tjerëve. Ne kemi bërë një marrëveshje me kohë me Partinë Demokratike, Partia Demokratike po e respekton, kjo është e gjitha. Opozita pritet të dalë më dy lista për deputetë, e kjo si tentativë për të maksimalizuar votat në qarqet të ndryshme”, ka theksuar më tej ai.

Krahas diskutimeve për 25 prillin, PD do të nënshkruajë me aleatët e saj edhe një kontratë morale për bashkëpunim pas 25 prillit në mënyrë që të mos ketë trafik të deputetëve.