3 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi janë kapur me 3 kilogram cannabis dhe doza kokaine.
Në pranga kanë rënë A. K., 33 vjeç dhe 2 vëllezërit D. M., 26 vjeç dhe D. M., 18 vjeç.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Sekuestrohen rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë e konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Vihen në pranga poseduesit dhe shpërndarësit e lëndës narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende të ndryshme, duke arrestuar në flagrancë 3 shtetas, konkretisht:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
- A. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë të konsiderueshme parash dhe 2 aparate celular.
- D. M., 26 vjeç dhe D. M., 18 vjeç (vëllezër), pasi gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qira nga shtetasi D. M., 26 vjeç, ku ishte punonjës vëllai i tij, shtetasi D. M., 18 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.