3 skenarët e Policisë për të ndërhyrë / Ndërpritet energjia elektrike në shtëpinë e 71 vjeçarit në Elbasan, snajperat në pozicion

163
FOTO NGA VENDI I NGJARJES

Prej me shumë se 3 orësh një 71-vjeçar është rrethuar nga Policia dhe forcat RENEA në shtëpinë e tij në lagjen ’11 Nëntori’, në qytetin e Elbasanit për shkak se mesditën e sotme ka qëlluar me breshëri automatike, ndaj një patrulle që shkoi aty për shkak se kishte marrë një telefonatë nga bashkëshortja dhe e bija e 71 vjeçarit.

Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur dy kalimtarë të moshës 21 dhe 22 vjeç.

I moshuari Lefter Zhidru, ka pasur fillimisht një konflikt me bashkëshorten e tij, e cila kishte njoftuar policinë.

Ndërsa pas të shtënave, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat speciale RENEA., të cilat pritet të ndërhyjnë.

Ndërkohë, mësohet se është ndërprerë energjia elektrike në gjithë zonën ku është vendosur perimetri i sigurisë dhe pritet që nga minuti në minutë të ndërhyhet me metoda të sofistikuara brenda banesës ku ndodhet 71 vjeçari.

Në Elbasan konfirmohet prezenca e çdo agjencie përkatëse qoftë e për ndërhyrjet, dialogun, anti-eksplozivin etj. Në operacion të angazhuar persona me pozita të larta në Policinë e shtetit.

Ndërkohë mësohet se, përveç Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu, në vendngjarje ka mbërritur edhe Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj

Autoritetet policore, kanë 3 skenarë të mundshëm:

“E para është vazhdimi i negociatave deri në dorëzimin e 71-vjeçarit.

Nuk përjashtohet edhe një ndërhyrje e forcave RENEA, duke përdorur gazin lotsjellës dhe neutralizimin e Lefter Zhidrut.

Por nëse do të ketë kundërshtim nga ana e 71-vjeçarit, atëherë snajperët që janë vendosur në pallatet përballë, do të veprojë sipas policisë, duke mos saktësuar nëse do të merret një veprim duke tentuar edhe plagosjen e tij në mënyrë që të dorëzohet.

Por deri më tani duket se negociatat nuk kanë shkuar aq mirë, pasi 71-vjeçari është dëgjuar të bërtasë shpesh nëpër banesë.

Nuk del më ballkon siç dilte në momentet e para dhe nuk ka pamje vizuale ende për policinë.

Familjarë dhe oficerë të policisë po negociojnë për dorëzimin e tij, por siç duket ai vazhdon t’i kërcënoj se do t’i qëllojë, pasi ka në dorë një pistoletë dhe një kallashnikov.