30 persona rrahin djalin e politikanit serb në Kosovë

172

Djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiç, është rrahur dje nga rreth 30 persona, teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas policisë, si pasojë e rrahjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për mjekim në Spitalin e Graçanicës.

Sipas mediave vendase, 18-vjeçari është qëlluar me armë të ftohta.

Për këtë rast, deri tani janë arrestuar shtatë persona të dyshuar.