350 mijë persona nënshkruajnë peticionin për anulimin e Lojërave Olimpike të Tokios

63

Qeveria e Japonisë pritet të zgjerojë gjendjen e jashtëzakonshme prej virusit, vetëm 10 javë para Lojërave Olimpike të Tokios, ndërkohë që janë mbledhur më shumë se 350,000 firma që kërkojnë anulimin e tyre.

Lidhur me gjendjen e emergjencës, me Tokion janë bashkuar edhe 3 rajone të tjera përfshirë Hokkaidon verior, i cili do të presë maratonën olimpike, shkruan Daily Mail.

Gjendja e jashtëzakonshme, që synon të luftojë një valë të katërt të pandemisë, vjen pasi opinoni publik kundërshton zhvillimin e Lojërave Olimpike këtë verë sepse janë të frikësuar nga infektimet e mëtejshme.

Peticioni do të dërgohet gjithashtu tek IOC, Komiteti Ndërkombëtar Paraolimpik (IPC) dhe organizatorët lokalë e qeveria kombëtare.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.