“38 ishin vrasje shtetërore”/ Sali Berisha: Nuk po ndëshkohen përgjegjësit për viktimat e tërmetit, fondet po vidhet nga Tigri i rindërtimit

189

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se një vit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, ende nuk është ndëshkuar asnjë nga përgjegjësit direkt.

Sipas Berishës, 38 prej viktimave humbën jetën si pasojë e papërgjegjshmërisë së shtetit, teksa hedh akuza edhe sa i përket procesit të rindërtimit, për të cilin thotë  se me vendosjen në krye të në krye të komitetit për menaxhimin e fondeve,Tigrin e vjedhjeve dhe korrupsionit, fondet po grabiten.

Reagimi i plotë i Berishës:

Ja si pritet sot ne Shijak nje vit pas termeti Edvin Hajduti. Ju lumte banoreve te Shijakut!

Miq, sot pas nje viti nga 51 viktima rezulton se 38 ishin vrasje shteterore pasi qe te gjithe humben jeten sepse vazhduan te banojne ne apartamente dhe shtepi te bera te pabanueshme nga termetet qe kishin goditur Thumanen, Durresin disa muaj para termetit te 26 nentorit te vitit 2019.

Sot pas 1 viti:

1- asnje ndeshkim per vrasjen e 38 viktimave qe ne te vertet jane vrasje shteterore

2- asnje ndeshkim per pergjegjesit per pergjegjesit direkt te dobesive konstruktive te pallateve dhe banesave qe u shemben sikur te ishin prej letre, asnje ndeshkim per mungesen e plote te gadishmerise se emergjences civile qe kushtoi jete njerezish.

Nga 50 te arrestuar te gjithe sot jane te lire sepse pergjegjesit ngjiten direkt tek hajdutet Edvin Rama, dhe narkoqeveritaret e tij qendror dhe vendor.

3- sonte 3000 familje jetojne ne kushte çnjerezore ne çadra

4-Nuk eshte ndertuar ne keto tre qarqe as dhe nje pallat i vetem per strehimin e banoreve te demtuar nga termeti.

5-Nuk eshte ndertuar asnje shkolle e vetme e rrenuar nga termeti.

Ka perfunduar ndertimi vetem i 27 banesave te vogla te ulta me fondet e termetit.

6 – Nuk jane shembur 80% e pallateve qe u shpall se do shembeshin dhe pastrohej sheshi brenda janarit qe kaloi

7-Komuniteti nderkombetar me konferencen e donatoreve te organizuar ne Bruksel bujarisht i dha Shqiperise 1.2 miliard euro grante dhe kredi te buta per te luftuar pasojat e termetit por, me vendosjen ne krye te komitetit per menaxhimin e fondeve Tigri i vjedhjeve dhe korrupsionit, fondet po grabiten.

8- Vjedhja e fondeve per pasojat e termetit nga Edvin Hajduti dhe Tigri i tij deri tani shkon ne dhjetra milione dollare. Ndaj dhe sot pas nje viti mund te thuhet me vertetesi te madhe se pastermeti ishte perdhosje e viktimave te tij dhe krim, vjedhje e mashtrime te Edvin Hajdutit dhe suites se tij. –shkruan Berisha