4-0 ndaj Izraelit, Portugalia mesazh rivalëve!

50

Ishte një ndeshje e thjeshtë në letër, e tillë rezultoi dhe në fushën e blertë. Portugalia likujton lehtësisht Izraelin për 4-0, duke i dhënë një mesazh të qartë Hungarisë për takimin e datës 15 qershor, e vlefshme për Euro 2021. Ndeshja miqësore, e zhvilluar në stadiumin José Alvalade të Lisbonës, rezultoi një test tejet pozitiv për luzitanët e drejtuar nga Fernando Santos, i cili propozoi një formacion ofensiv 4-3-3, perfekt për të nxjerrë në pah gjithë kapacitetin sulmues të një prej kombëtareve më të mira në kontinent. 

Ndeshje fantastike e Bruno Fernandes, autor i dy golave dhe një asistimi. Nuk mund të mos shënonte dhe Cristiano Ronaldo, i cili vazhdon të përmirësojë statistikat e tij, duke realizuar golin e 104-rt në kombëtare. Goli tjetër u shënua nga Joao Cancelo. 

Kujtojmë se Portugalia bën pjesë në atë që konsiderohet ‘grupi i ferrit’, duke qenë se për të avancuar më tej në Euro 2021, duhet të rivalizojë me Gjermaninë, Francën dhe Hungarinë!

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.