4 fëmijë të shtruar me Covid te Pediatria/ Një foshnje 16-muajshe në reanimacion

145

Koronavirusi prej disa muajsh tani më ka pushtuar botën, por ajo që i qetësonte më shumë qytetarët ishte se fëmijët ishin më pak të rrezikuar.

Në Pediatrinë e QSUT-së ndodhen 4 të fëmijë të shtruar, të prekur nga koronavirusi.

Ndër katër fëmijët e prekur është edhe një foshnje 16 muajshe.

Ajo është shtruar në repartin e reanimacionit, në gjendje më të rëndë për jetën, raporton ‘fax web’.

Deri më tani në vendin tonë 646 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 29.837.