42 vjeçari nuk pyet për gjykatën, dhunon motrën

104

Një 42 vjecar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia, pasi mësohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Blutë kanë sqaruar se 42 vjeçari me iniciale E. Dh, është prangosur pasi edhe pse motra e tij kishte urdhër-mbrojtjeje, ai e ka rrahur përsëri.

“Shkeli vendimin e gjykatës dhe ushtroi dhunë ndaj motrës së tij, arrestohet në flagrancë 42-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Dh., 42 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, e cila e kishte pajisur me urdhër-mbrojtjeje motrën e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj,” njofton policia e shtetit.