‘5 Qeshori’/Mediu: Meta të shpërndajë Parlamentin nëse…

94

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, deklaroi nga Shkodra se Presidenti Ilir Meta duhet të shpërndajë parlamentin, nëse Kuvendi nuk merr në konsideratë dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të njëanshme të kodit elektoral të bëra nga Rama.

Presidenti i Republikës duhet të shpërndajë parlamentin nëse parlamenti nuk merr në konsideratë dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të njëanshme të kodit elektoral të bëra nga Rama duke shkatërruar konsensusin e 5 qershorit dhe standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Presidenti ka bërë në mënyrë publike dhe të përsëritur qëndrimin se do shpërndajë parlamentin nëse do të cenohet kushtetuta dhe standardet e zgjedhjeve, në respekt të detyrimit të tij”, u shpreh Mediu gjatë një takimi me strukturat e partisë së tij në Shkodër.