6 fakte interesante që nuk i keni ditur më parë për ashuren

67
  1. Ashurja, është ëmbëlsira më e vjetër në botë dhe historikisht është njohur si “ëmblësira e Noah-s”. Legjenda thotë se Noah, i shpëtuari i Zotit,  ishte i pari që përgatiti këtë ëmblësirë duke miksuar gjithë përbërësit që kishin mbetur në arkën e tij dhe rezultati  ishte ajo që sot ne e njohim me emrin ashure.
  2. Ashurja është ëmblësirë tradicionale turke, por origjinën e ka nga Armenia.
  3. Përpos shijes që ka, ashurja është shumë e mirë edhe për shëndetin tonë. Forcon sistemin imunitar sidomos gjatë muajve të dimrit.
  4. Pavarësisht se sot përdoren mënyra të ndryshme për përgatitjen e saj, baza mbetet gruri, kanella dhe frutat e thata.
  5. Në Turqi, ashurja bëhet në muajin e parë të kalendarit Islamik- (i njohur si muaji i Ashures në Turqi), që kryesisht starton në 25 tetor.
  6. Përpos legjendës së Noah-s, kjo ditë është shumë e rëndësishme edhe për arsye të tjera të besimeve fetare. Muslimanët, “Ditën e Ashures” e kujtojnë si sakrificë që profetët bënë për njerëzimin.

Ja përbërësit për 4 persona sipas Kuzhina shqiptare:

– 300 gr grurë për ashure
– 100 gr sheqer
– 2 lugë kanellë
– 2-3 lugë niseshte (sipas dëshirës)
– pak kripë për të balancuar nivelin e sheqerit
– arra, bajame, rrush i thatë, fiq etj.

Pastrojmë grurin dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë me 2 – 2.5 l ujë. I shtojmë ndërkohë sheqerin, pak kripë, frutat e thata, pak kanellë dhe disa i mbajmë për zbukurim.
E lëmë lëngun të trashet pak dhe e përziejmë vazhdimisht. Sipas dëshirës mund të shtojmë edhe pak niseshte të tretur në ujë të ngrohtë.

E lëmë të ziejë edhe pak dhe më pas e hedhim nëpër tasa, të cilët i vendosim në frigorifer. Për zbukurim mund të përdorim fruta të thata, kokrra shege, kanellë etj.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.