6 viktima dhe 438 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

31

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 2,306 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitiv 438 persona.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 6 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Ndërkaq,numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi ka arritur në 821 persona.

Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 191 pacientë të shëruar.