7 milion lekë gjobë / I infektuar me Covid-19 tentoi të kalonte kufirin me Greqinë, e pëson keq elbasanlliu

103

Një 65-vjeçar nga Elbasani e ka pësuar keq, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me Greqinë, edhe pse e ka ditur se ka qenë i infektuar me Covid-19.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, pas kontrollit në pikën kufitare të Kakavijës, 65-vjeçari jo vetëm është ndaluar të kalojë, por edhe është gjobitur me shumën prej 700 mijë lekësh të reja.

NJOFTIMI I PLOTË

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale: “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

 Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.

(Descript.al)