A do të rikthehet në ekran?! Rudina Dembacaj tregon planet për sezonin e ri televiziv

64

Moderatorja dhe aktorja shqiptare Rudina Dembacaj është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan shpesh me fansat momente nga jeta e saj e përditshme por jo vetëm. Së fundi ajo ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në ‘Instagram Story’, ku ju është përgjigjur pyetjeve të tyre.

Në njërën prej tyre, një prej fansave e ka pyetur lidhur me jetën e saj artistike, krahas menaxhimit të biznesit që ajo zotëron, duke shfaqur kureshtje për rikthimin apo jo të saj në ekran.

Prej disa sezonin Rudina moderonte “Mos i Fol Shoferit” në Rtv Ora dhe nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqe nga largimi i saj. Megjithatë pyetjes së fanses ajo nuk ka nguruar t’i përgjigjet dhe ka treguar se në muajin shtator me nisjen e sezonit të ri televiziv do të rikthehet në ekran.

“Teatri është i mbyllur, në televizion do kthehem në shtator. Tashmë artistikisht , thjesht jetoj”, ka shkruar Rudina, duke e lënë surprizë faktin se në cilin televizion do të rikthehet dhe me çfarë projekti.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.