A ju kishte marrë malli për të? Lefter Koka publikon FOTON me Fatos Nanon, me mjekër e flokë të thinjur!

169

Deputeti Lefter Koka ka publikuar një foto krahë për krahë ish-Kryeministrit dhe ish-kryesocialistit, Fatos Nano.

Në mbishkrimin e fotos, Koka shprehet se miqtë e vërtet janë si vera e vjetër, ata nuk të lodhin kurrë.

Në foto bie në sy ndryshimi drastik në pamjen e ish-kryeministrit Nano, i cili shfaqet më i mbushur se zakonisht, si dhe me mjekër e flokë të thinjur.

Postimi i plotë i Lefter Kokës:

Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! 🙏

Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur.

E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofisë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike  dhe pa diskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik. #PS3

Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! 🙏Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe…

Gepostet von Lefter Koka am Freitag, 23. Oktober 2020

(Descript.al)