A kanë imunitet ndaj Covid-19 personat që pinë duhan? Ja si përgjigjet mjekja e njohur…

600

Mjekja e njohur Entela Kolovani, e ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, e pyetur nëse personat që pijnë duhan kanë më shumë imunitet ndaj koronavirusit, tha se nuk ka studime të mirëfillta për diçka të tillë.

Kolovani theksoi se duhanpirësit dhe alkoolistët e kanë më të vështirë që të kalojnë koronavirusin, sepse ata dëmtojnë mëlçinë dhe organe të tjera.

“Nuk ka studime të mirëfillta për të tilla raste, thonë se fumatorët e kanë të vështirë që të kalojnë Covid. Edhe personat që përdorin alkool rrezikojnë, sepse dëmtojnë mëlçinë”, tha Kolovani.

Entela Kolovani nënvizoi se marrja e vitaminave forcon imunitetin. Ajo shtoi se rekomandohet të merret sa më shumë vitamina D, në rastet kur kjo e fundit mungon në trupin e individit.

“Ka një dyndje masive për të marrë vitamina dhe për t’i përdorur gjatë pandemisë, sepse forcojnë imunitetin. Këto teori nuk hidhen poshtë, por as mund të mbivlerësohen. Nëse një person që nuk e ka lënë veten në mëshirë të fatit ose moshat e reja janë me imunitet normal.

Imuno-depresioni duhet që të evidentohet. Duhet studiuar edhe subjektin ku sëmundja lulëzon. Ne pyesim pacientin se çfarë sëmundjesh ka, sepse nëse paraqet disa të dhëna, atëherë ne shohim se çfarë masash do marrim. Përdorimi i vitaminës D është diçka e mirë, por kemi mangësi të kësaj vitamine”, tha ajo.