A u infektua me koronavirus Mark Marku në mitingun e PD? Kandidati reagon në Facebook

2755

I pari i listës së PD-së në Lezhë, Mark Marku, ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë Marku, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.

Ai thotë se është në në gjendje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për këtë arsye ka munguar në takimet zgjedhore.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është kritikuar për takimet elektorale që po bën, duke mos ruajtur asnjë masë dhe distancim fizik.

Madje, edhe në hapjen e fushatës së PD, ku ishte i pranishëm edhe Marku, nuk kishte asnjë distancim fizik. Mund të ketë ndodhur që Marku të jetë infektuar edhe në këtë tubim.

Njoftimi i Mark Markut: 

Të dashur miq!

Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19.

Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.

Jam në gjendje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore.

Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore.

Veçanërisht, dua të falenderoj mikun dhe mjekun e shkëlqyer; Prof. As. Dr. Krenar Lilaj.

Shihemi së shpejti, mes miqsh.