Abuzoi seksualisht me një vajzë me aftësi të kufizuara, tepelenasi arrestohet teksa tentoi të kalonte kufirin

132

Shërbimet e Policisë Kufitare Tre Urat në Tepelenë kanë bërë të mundur mesditën e djeshme arrestimin e një 54 vjeçari nga Tepelena, i cili ishte shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë B. K. dhe arrestimi i tij u bë pasi një vit më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase me aftësi të kufizuara.

Ai akuzohet për Veprën Penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë Kufitare Tre Urat mesditën e djeshme, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Tre  Urat bënë të mundur kapjen e shtetasit B. K., 54 vjeç,  banues në Tepelenë.

Shtetasi i mësipërm ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dërguar urdhrin për ndalimin si i dyshuar, për Veprën Penale ”Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal, pasi një vit më parë dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase me aftësi të kufizuara.

Materialet në ngarkim të shtetasit B. K.  i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(Descript.al)