Abuzoi seksualisht për dy vite me të miturën/ Jepet dënimin për 65-vjeçarin Abas Doga, ish-roja i shkollës në Babrru

299

Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me 12 vite burg Abas Dogën 65 vjeç, ish-roja i shkollës në Babrru, i cili abuzoi seksualisht me një 15-vjeçare.

Abuzimi kishte nisur që në vitin 2018, ndërsa më pas e mitura ishte detyruar të shkojë disa herë të tjera për shkak të shantazhit.

Skandali u bë publik në 15 maj 2020.

Abaz Doga ish-roje i shkollës 9-vjeçare, Klajdi Poci dhe dy të miturit R.O dhe F.B, sipas akuzës kanë abuzuar seksualisht disa herë me vajzën teksa kanë i kanë bërë edhe video e fotografi, me të cilat e kanë kërcënuar se do ti bënin publike.

Sipas kërkesës për gjykim, viktima ka dëshmuar se e kanë kërcënuar se do i nxirrnin foto intime dhe ka shkuar në banesën ku kërkonte Abaz Doga.

Shtetasi Klajdi Poci është personi që e ka kërcënuar me videot, me të cilin ka kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale.

Sipas dëshmive, rezulton se 3 të pandehurit kundërshtojnë njëri-tjetrin sa përket abuzimit me të miturën.

Ndërkohë që vetë vajza e mitur ka deklaruar se është abuzuar për herë të parë nga Abaz Doga, ky i fundit pretendon se në fakt kanë qenë dy të rinjtë që kanë abuzuar me të.

Sipas kërkesës për gjykim, Doga ka abuzuar rreth 15 herë me të.

Kështu, Doga ka pretenduar se herën e parë që e ka marrë në shtëpie, vetëm e ka prekur, ndërsa shton se kanë qenë dy të rinjtë që fillimisht kanë abuzuar me vajzën, i kanë bërë video intime, të cilat Abaz Doga ia ka blerë dy të miturve për shantazh.

Më tej, i pandehuri tjetër Klajdi Poci ka thënë se ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën, por videon e ka bërë Doga.

Ndërkohë dy të miturit e tjerë të pandehur, kanë deklaruar se Abaza Doga i ka bërë presion vajzës që të shkonte me ta. Dy shokët kanë filmuar aktin në video.