Ahmetaj jep lajmin e mirë për të prekurit e tërmetit: 3,378 banesa individuale, brenda pak ditësh mbyllim prokurimin

137

Arben Ahmetaj, ministër i Rindërtimit, bën me dije se procesi i rindërtimit po vazhdon pavarësisht situatës së jashtëzakonshme nga COVID 19.

 Nga zyra, Ahmetaj është lidhur në skype me kryetarët e bashkive për situatën e deritanishme ndërsa raporton se deri më tani janëvlerësuar mbi 11 200 dosje aplikimesh në platformën “Shtëpia ime”.

“Me kryetarët e bashkive në zonën e prekur nga tërmeti, në komunikim të vazhdueshëm për ecurinë e procesit të Rindërtimit.

Janë vlerësuar deri më tani mbi 11,200 dosje aplikimesh në platformën “Shtëpia Ime”, nga Komisionet e Posacme në cdo bashki.

Pas Thumanës e Shijakut, kemi tani planet e detyruara vendore të miratuara edhe për 13 zona, e 3 të tjera priten në fillim të javës!

Brenda pak ditësh mbyllet procedura e prokurimit për ndërtimin e 3,378 banesave të para individuale ndërsa është hapur procedura tjetër për ndërtimin e 59 shkollave!

Puna vazhdon, Rindërtimi do bëhet sic e kemi premtuar, në kohë e cilësi”, shkruan Ahmetaj teksa apelon qytetarët për të qendruar në shtëpi.

“Ndërkohë, merreni seriozisht situatën, kujdesuni për veten e familjen tuaj, zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mbi të gjitha, RRINI NË SHTËPI”, përmbyll ministri.