“Ai është si unë”, Olta Gixhari rrëfen jetën me partnerin në Spanjë

156

Olta Gixhari dhe partneri i saj u bënë prindër për herë të parë në muajin gusht. Aktorja dhe personi i zemrës, të cilin nuk e ka bërë publik vendosën ta quajnë djalin që erdhi në jetë, Amar. Lajmin e ëmbël e ndau me të gjithë në rrjete sociale, duke treguar dhe përjetimet emocionale.

Aktorja ka qenë mjaft e rezervuar sa i përket jetës private, ndërkohë që së fundmi teksa ka qenë e ftuar tek ‘Jonida’s Room’ ka vendosur të ndajë disa detaje për përditshmërinë dhe ndryshimet thelbësore në rutinën e saj, që pas shpërnguljes në Spanjë tek njeriu i zemrës.

Për marrëdhënien me të Olta rrëfeu:

“Kemi një ndryshim në dukje të parë, por dhe ai thellë-thellë është si unë. Nuk është i fushës së artit. Më pëlqen shumë që ai nuk ma ka ndrydhur këtë pjesën e koketës që kam unë, energjinë, çmenduritë e mia, ose ndryshim planesh përnjëherë. Është njeri që më jep liri dhe shumë qetësi, sepse nuk bëra kot valixhet gati dhe të ikja. Deri tani jemi shumë rehat me njëri-tjetrin, plotësojmë shumë mirë njëri-tjetrin”.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.