“Ai po shkatërron Shqipërinë”/ Edi Paloka: Rama bën biznes me mafian e çon ministrat në darka luksoze në Dubai

88

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar përmes një statusi në “Facebook” lidhur me përgjimet e antimafias italiane.

Paloka është shprehur se kryeministri Rama po shkatërron Shqipërinë dhe po dëmton reputacionin e saj ndërkombëtar.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për të kthyer vendin tonë tek suksesi dhe shpresa është largimi i Ramës.

Statusi i plotë

“Ai që bën biznes me mafian, që trefishon pasuritë e tij dhe të ministrave, që dërgon ministrat në darka luksoze në Dubai ndërsa vendi përmbytet… Është ai dhe vetëm ai që po shkatërron Shqipërinë dhe dëmton reputacionin e saj ndërkombetar, Edvin Rama!

E vetmja mënyrë për ta rikthyer Shqipërinë tek suksesi dhe shpresa , është të largojme Ramën !E kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë.”

/Descript.al/