Akset rrugore me probleme, ARRSH: Kujdes në këto akse!

97
Ilustruese

Përkeqësimi i motit në vend, veç përmbytjeve ka sjell problematike edhe në disa nga akeset rrugore në vendin tonë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se si pasojë e reshjeve në aksin e Valbonës ka rënie inertesh.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet në të gjithë territorin, të cilat kanë sjellë edhe problematika në rrugë, por pa penguar qarkullimin e mjeteve Qarkullimi vazhdon normalisht.

Është punuar për rënien e inerteve, në aksin e Valbonës.

Në Skuraj-Burrel tek aktivizimi i rrëshqitjes në km 14+ 600.

Në km 87, në fshatin Vrishë, aksi Fushë Arrëz-Kalimash.

Po punohet në Shëngjergj për rrëshqitjen e një masivi me zhavorishte.

Në Llogara ka patur reshje breshëri me intensitet shume të lartë, është punuar nga kontraktori për pastrimin

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të reshjeve, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.