Aksident i rëndë në Librazhd, Ambulanca me targa maqedonase përplas për vdekje një person

96

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibrakë, pranë Librazhdit, ku është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli, i cili dyshohet se është goditur nga një ambulancë me targa maqedonase.

Pranë trupit të tij ndodhet edhe një motor.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që, policia ka dyshime se në motor udhëtonin dy persona, një burrë e një grua.

Për këtë arsye uniformat blu janë duke bërë kërkime në zonë.