Aksident me vdekje në autostradën Durrës-Tiranë, policia jep detajet e para

181
FOTO ILUSTRUESE

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës.

Policia ka njoftuar se një mjet me drejtues E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.