Aksident me vdekje në Divjakë, humb jetën 27-vjeçari

71

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Divjakë.

Policia ka bërë me dije se rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, A. Sh., 46 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari.

Njoftimi i Policisë:

Divjakë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë, pasi rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë, dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.