Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Përplasen 2 mjete, plagosen drejtuesit e tyre

76

Një aksident autombolistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përplasur 2 mjete.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2021, rreth orës 16:45, në autostradën Durrës-Tiranë, në rrugë dytësore, është përplasur mjeti me drejtues A. T,  me mjetin me drejtues R. K., 50 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.