Aksident në Durrës/ Makina përplas rëndë çiklistin, në pranga shoferi

86

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në zonën e Nishtullës në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka përplasur një kalimtar me biçikletë.

Si pasojë, ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Tiranës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (descript.al)