Aksident në Fier/ “Benz-i” përplas këmbësorin, i plagosuri dërgohet menjëherë në spital

74

Një aksident autombolistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Patos, ku një kalimtar është përplasur nga një makinë tip “Benz”.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Një kalimtar është përplasur mbrëmjen e sotme nga një makinë në Fier. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:35, në aksin rrugor Fier-Patos.

Drejtuesi i makinës tip “Benz” që shkaktoi aksidentin është një 33-vjeçar me inicialet D. Xh., ndërsa i plagosuri ende nuk është identifikuar.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.