Aksident në Gramsh, një i vdekur dhe tre të plagosur

225

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në fshatin Poroçan në Gramsh.

Mësohet se drejtuesi i mjetit tip furgon, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës në vendin e quajtur “Toskollare”, ku humbi jetën një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Viktima është identifikuar me inicialet E.LL. 32 vjeç. Fshati Poroçan është një vend i thellë malor me rrugë të amortizuar, gjë e cila vështirëson mbërritjen e amublancës.