Aksident në Patos/ 27-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, dërgohet menjëherë në spital

73

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e drejtuesit të automjetit është shënuar disa minuta më parë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Patosit”.

Policia bën me dije se 27-vjeçari kishte humbur kontrollin e mjetit tip ‘’Benz’’ dhe ka dalë nga rruga. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekësve.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:20, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Patosit”, shtetasi O. S., 27 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spitalin rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/descript.al/