Aksident në Tiranë/ 19 vjeçari përplas 30 vjeçaren, e reja përfundon në spital

75
Ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë, ku një 19 vjeçar ka aksidentuar një 30 vjeçare, e cila ka përfunduar në spital. Ajo gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Xhanfizo Keko” , ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.