Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet, midis tyre edhe të mitur.
Sipas policisë “në rrugën “Llambi Bonata”, janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues A. Ç me mjetin me drejtues G. H dhe me pasagjer shtetasit e mitur me iniciale M.H dhe G.H. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.”
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.01.2021, rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi Bonata”, janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues A. Ç me mjetin me drejtues G. H dhe me pasagjer shtetasit e mitur me iniciale M.H dhe G.H. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.