Aksident tek rrethrrotullimi i Shkozës, një i plagosur

71

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme tek rrethrrotullimi i Shkozës.

Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë në përplasje mjeti motor me drejtues H. H, me mjetin motor me drejtues F. M. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi F. M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 25.02.2021, rreth orës 11:00, tek rrethrrotullimi i Shkozës, janë përfshirë në përplasje mjeti motor me drejtues H. H, me mjetin motor me drejtues F. M. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi F. M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, -thuhet në njoftimin e policisë.