Akuzat për keqtrajtim stafi dëmtojnë Ellen DeGeneris, nisin hetimet ndaj saj!

105

Pak kohë më parë, në media bënë bujë deklarata të shumta të ish punonjësve të Ellen DeGeneris teksa akuzonin moderatoren për keqtrajtim stafi. Histori të shumta dolën në dritë, duke theksuar që ndonëse Ellen duket si personi më pozitiv dhe altruist në ekran, në realitet është krejt e kundërta.

Madje, kundër saj kanë folur edhe disa prej të ftuarve që Ellen ka patur, pra personazhe publike. Si pasojë, mësohet se ka nisur një hetim i brendshëm për të zbardhur të vërtetën.

WarnerMedia i ka dërguar një anketë çdo punonjësi, për të përshkruar ambjentin e punës së tyre. Thuhet gjithashtu se programi aq i dashur për publikun “Ellen”, mund të anulohet sezonin e ardhshëm pikërisht për shkak të këtyre akuzave të rënda.

/Descript.al/