Akuzohet se ka abuzuar seksualisht me kushërirën e tij/ Shqiptari del para gjykatës italiane: Jam këtu vetëm për…

230

Policia italiane ka arrestuar një 26-vjeçar pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me kushërirën e tij.

Sipas policisë dhe mediave italiane shqiptari ka ngacmuar të afërmen e tij pak vite më parë, ndërkohë ditën e sotme ai ka mohuar akuzën duke u shprehur se nuk është e vërtetë.

Jam i zhgënjyer për atë që po përjeton familja ime. Ia kam treguar të gjitha motrave të mia. Madje kushërira ime. Jam këtu për të punuar dhe nuk jam kriminel. Nuk kam vjedhur dhe nuk kam shitur asnjëherë drogë. Nuk e di pse më akuzoi” -shprehet shqiptari 26-vjeçar.

Në seancën gjyqësore në krah të shqiptarit ka qenë edhe e motra e cila është shprehur se vëllai i tij jetonte me prindërit dhe motrat në një shtëpi ndërsa së bashku me ta jetonte dhe kushërira, tani 19-vjeçe.

Motra e  tij tha se djali flinte në dhomën e ndenjes, ndërsa vajzat së bashku në një dhomë.

Megjithatë, nga ajo që kanë raportuar mediat italiane mësohet se vajza e abuzuar seksualisht ka thënë  se 26-vjeçari e kishte marrë në dhomë dhe i kishte treguar video pornografike dhe se më pas e kishte prekur pa dëshirën e saj.A