Ambasada amerikane në Ankara pezullon shërbimet pas njoftimeve për sulme terroriste

59

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara tha të premten se po pezullon përkohësisht të gjitha shërbimet për qytetarët amerikanë dhe ato të vizave në konsullatat e saj në Turqi, për shkak të raportimeve për sulme të mundshme terroriste.

Ambasada tha në një njoftim se “Misioni i SHBA në Turqi ka marrë raporte të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe rrëmbime kundër shtetasve amerikanë dhe të huaj në Stamboll, përfshirë edhe kundër konsullatës së përgjithshme amerikane apo edhe në qytete të tjera të Turqisë”.

Alarmi iu bëri thirrje qytetarëve të SHBA-së të bëjnë kujdes të shtuar në vendet ku mund të mblidhen shtetasit amerikanë ose edhe të huajt, përfshirë ndërtesa të mëdha zyrash ose qendra tregtare, shkruan CNN.

https://edition.cnn.com/2020/10/23/politics/us-embassy-terror-warning-turkey-intl/index.html