Ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm: Kujdes, për vizat…

255

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një njoftimin në rrjetet sociale i bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga rastet e mashtrimit nga persona të tretë të cilët premtojnë viza drejt SHBA-së.

Sqarimi vjen pas ankesave të shumë personave që ambasada ka marrë, lidhur me marrjen e vizave apo edhe pagesat që duhen kryer.

Postimi i plotë:

Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë. Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!

©Copyright Descript.al

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.