Ambasada gjermane: Nuk kemi informacion se vaksinat kanë ardhur nga Gjermania

44

Ambasada gjermane nuk ka asnjë informacion zyrtar se 975 dozat e vaksinave të mbërritura në Shqipëri të kenë ardhur nga Gjermania.

Ambasada nuk disponon deri tani informacione të mëtejshme në lidhje me vaksinën e dërguar më 11 janar 2021. Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë në përballimin e pandemisë së COVID-19 e angazhuar dhe ne mënyra të ndryshme. Kjo ka ndodhur (dhe po ndodh ende) përmes dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore, ndihmës së drejtpërdrejtë për shtresat në nevojë te popullatës dhe përmes një pakete prej më shumë se 10 milionë eurosh, ndër të tjera për këshillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për riorganizimin pergjate krizës si dhe financimin shtesë te Rural Credit Guarantee Foundation”, thekson ambasada gjermane në përgjigjen e saj ndaj kërkesës për informacion të Ora News.

Edhe pse në ditën e dytë të ndarjes së 975 dozave të vaksinës anti-Covid, ende nuk dihet zyrtarisht se kush ia bëri dhuratë Shqipërisë.