Anullohet programi i Ellen DeGeneris? Një lum akuzash për keqtrajtim nga punonjësit!

159

Ellen DeGeneris prej mbi 15 vitesh është kthyer në një “ikonë” të programeve televizive. Moderatorja tejet e suksesshme, njihet për programet e ndryshme sezonale, bizneset, bamirësitë e saj dhe mbi të gjitha për programin e saj kryesor “Ellen”.

Ndër vite ajo ka krijuar imazhin e një personi  tejet pozivit, që ndihmon çdokënd. Por, nga stafi i saj, tregohet një histori krejt ndryshe. Edhe më përpara Ellen është përfolur se nuk i trajton mirë të ftuarit (të paktën ata që nuk kanë shumë pushtet apo influencë) dhe stafin e saj.

Sezonin e fundit që u ndërpre për shkak të pandemisë, mësohet se ka patur një ulje drastike shikueshmërie. Gjithashtu, shumë pjestarë të stafit të saj, kanë bërë ankesa zyrtare kundër Ellen duke pretenduar se moderatorja i keqtrajton. Deri tani, Ellen nuk ka reaguar në lidhje me këto akuza.

/Descript.al/