Anuloi projektin e ri, Ronela zbulon të gjitha surprizat verore

55

Ronela Hajati do të publikonte pak ditë më parë një këngë të re. Por, vetëm një ditë para publikimit, këngëtarja pezulloi gjithçka. Duke mos qenë fizikisht prezente në Tiranë, Ronela vendosi që kënga të mos publikohej pasi donte që gjithçka të ishte perfekte.

Megjithatë, tashmë këngëtarja ka disa lajme të mira për ndjekësit. Ajo ka zbuluar jo vetëm një, por disa projekte të cilat do të publikojë përgjatë verës. “Nga 20 maji. Le të fillojë sezoni i këngëve verore. 3 bashkëpunime dhe 1 projekt solo. Mezi po pres,” shkruan Ronela në postimin e saj.