Apple nis punën për kufje Airpods më të lira dhe ndryshe nga modelet e mëparshme

45

Apple, së fundmi ka nxjerrë në treg versionin e ri të Iphone, ku Iphone 12, 12 pro, 12 Pro Max dhe 12 Mini, kanë shënuar rekord shitjesh.

Gjigandi i teknologjisë po punon për të prodhuar kufje me wirless Airpods, më të lira.

Pro-të e reja do të vijnë pa ‘fishin’ ikonik të AirPods që del jashtë dhe poshtë nga veshët, shkruan TheSun.

Burimet thanë se Apple po përgatitet të përditësojë të dy versionet e AirPods.

AirPods standarde, të prezantuara në vitin 2016, kushtojnë 160 paundë, ndërsa AirPod Pro të 2019, të cilat shfaqin teknologjinë e anulimit të zhurmës, kushtojnë 250 paundë.

Të dy versionet e reja të kufjeve po bëhen më të vogla, sipas Bloomberg. Apple gjithashtu mund të forcojë jetën e baterisë së pajisjeve dhe të prezantojë mikroçipa të rinj.

Firma e Kalifornisë gjithashtu është shumë e përfolur se po punon për palën e saj të parë të kufjeve mbi vesh.

Ata thuhet se do të kenë kupa magnetike veshi dhe do të hiqet dorë nga mbajtësja e kufjeve. Si shumica e kufjeve premium, ato pritet të ofrojnë anulimin e zhurmës.

Versioni prej lëkure luksoze mund të kushtojë 599 dollarë dhe pritet të dalë një version tjetër më i lirë sportiv.

Nuk është e çuditshme që kufjet të zbulohen muajin e ardhshëm.

/descript.al/