Arben Imami: Basha nuk zhgënjen, është djalë i mirë por s’fiton dot përballë Ramës

226

Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha, Arben Imami ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha nuk fiton kurrë përballë Edi Ramës.

Sipas Imamit, Basha duhet të dorëhiqet sa më parë nga kreu i PD-së dhe t’u hapë rrugën të tjerëve.

Pjesë nga biseda në emisionin Zonë e Lirë: 

Arben Imami: PD ka nevojë për një reformë të thellë dhe serioze, rrugëve të përfaqësimit të qytetarit në pushtet lokal dhe kudo. Një vend ku nuk funksionon opozita, ku opozita nuk krijon një rrezik aktual për shumicën që qeveris… Ka qenë një qeverisje me shumë problematika, 4 vjeçari i parë ishte vetëm hashash dhe 4 vjeçari i dytë ishte investim i atyre parave. Problemi është si reflektohet, si punohet, si krijohet një forcë të jetë më e mirë se PS, të ngrejmë një forcë që të jetë më e mirë se PS, ajo mund të votohet. PD në këto 4 vite të fundit nuk krijoi në asnjë moment fuqi frymëzimi, shprese.

Çani: Si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?

Arben Imami: E ke parë që i thotë është djalë i mirë. Problemi është që ky nuk është më. Berishën e sulmon, në momentin që është bërë qesharak, nuk kam gjë personale me të, por në atë figurë për historinë që krijoi në tërë këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë. Është djalë i mirë, i bën mirë ato gjërat e veta por nuk fiton dot. Nuk është lider. Duhet ta lërë këtë punë. Iku për Bajram tek Komuniteti Mysliman, shkoi edhe tek Bektashinjtë. Nxori në media këtë të fundit. Nuk e di. Basha nuk të zhgënjen.