Arben Ristani: A qëndrojnë dot bashkë këto që thotë Lulzim Basha?

105

Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike  Arben Ristani i cili vijon të kërkojë dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha, i ka adresuar këtij të fundit një pyetje se a mund të qëndrojnë dot bashkë deklarimet e liderit të demokratëve për manipulimin e zgjedhjeve.

Basha ka deklaruar se zgjedhjet e 25 Prillit nuk i njeh pasi sipas tij u manipuluan dhe se hapi i radhës do të jetë një tur nëpër Shqipëri të mbledhë provat e asaj që ai e quan masakër elektorale.

Pikërisht për këto dy deklarime të liderit të PD-së, Arben Ristani ngre pyetjen  nëse qëndrojnë.

“A qendrojne njera pas tjetres keto dy deklarime?

Zgjedhjet nuk i njoh se jane te manipuluara.

Do bej nje tur neper Shqiperi te mbledh provat e manipulimit” shkruan ai.