Arbenita bëhet nënë për herë të parë?

61

Ditëve të shtatzënisë po i vjen fundi dhe shumë shpejt, çifti shumë i njohur për publikun, Fero dhe Arbenita Ismajli, do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.Me zbulimin e lajmit të pritjes së ëmbël, Arbenita dhe Fero vendosën të mos fshihen më, teksa modelja ka publikuar herë pas here në llogarinë e saj në Instagram poza me barkun e rrumbullakosur.

Së fundmi nuk kemi pasur më lajme nga çifti, ndaj ndjekësit kanë dyshuar nëse bebushi ka ardhur në jetë. Ndaj, Arbenita i është përgjigjur të gjithëve me një video të sajën në InstaStory, ku tregon gjithashtu si duket në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.“Ditët e fundit nëse dikush është shqetësuar,” ka shkruar ajo.